Miqësia, Shoqeria Danezo-Shqiptare


Projekti i Eksperiences



English edition

Mail (English or Danish) to:


post@miqesia.dk






Tirana 2004. Photo: Bjoern Andersen

Tirana 2004. Photo: Bjoern Andersen. Click the photo to enlarge it


7 Korrik 2005


Mbeshtetja Daneze per Shqiperine

Danimarka ka mbeshtetur Shqiperine ne nje shkalle minore qe nga ndryshimi fondamental i sistemit ne fillim te viteve 1990: asistence lehtesuese, duke mbeshtetur projekte te vogla dhe OJQ te ndryshme dhe se fundmi – deri ne 1 Janar 2004 – duke suportuar projekte ne fushen e edukimit, medias, policise, te drejtave te njeriut, avokatit te popullit, ne edukimin e liderve.

Mbeshtetja bilaterale ishte tranzicionale – dhe ishte bere me marreveshje paraprake nga qeverite e Danimarkes dhe Shqiperise qe homologet shqiptare duhet te merrnin pergjegjesi te plota per projektet sa me shpejt te ishte e mundur.

Qe nga vitet 2003/2004 mbeshteja Daneze eshte dhene si nje pjese e integruar e ndihmes se dhene nga Unioni Europian  dhe organizata te tjera nderkombetare ose multinacionale.


Nje kombinim i  shendetshem i tradites dhe mundesive moderne do te jete nje sfide

Shume vende perendimore kane bashkepunuar me Shqiptaret: Shtetet e Bashkuara, Anglia, Germania, Franca, Italia dhe Greqia. Ndryshe nga keto vende Danimarka eshte nje vend  i vogel dhe ashtu si Suedia, Norvegjia dhe Finlanda, ka bere te mundur te bashkepunoje me homologet shqiptare ne te njejtin nivel.

Kur Shqiperia do te integrohet ne strukturat europiane, ashtu edhe sic eshte vepruar, mund te perfitoje nga mardhenie te perhereshme ne nivele te njejta me shtetet mike me eksperienca te duhura ne stabilizimin e demokracise, ne zhvillimin dhe mirembajtjen e perfshirjes popullore, ne zhvillimin e nje ekonomie moderne dhe konkuruese dhe ne neutralizmin e korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Nese Shqiperia do te nxitet  te ndjeke vetem rruget e “lehta” ose ato me te dukshmet , atehere  do te bjere ne gracke,ne te cilen  ka rene shpesh gjate kohes ‘Hoxha’ (per te mos folur per kohen e pushtimit Otoman dhe atij Italian ne 1930):  ne gracken Mercenar-Klient. Nese ky do te jete rezultati atehere sinqerisht Shqiperia do te konsiderohet si e dores se dyte dhe nje vend i varur. Mbeshtetja politike dhe materiale nga vende te medha mund te jene te nevojshme dhe nje rruge e shkurter per momentin, por ne te njeten kohe eshte shume e rrezikshme.

Per te zhvilluar nje shoqeri moderne, ekonomi moderne dhe demokraci moderne – nje nga sfidat me te rendesishme do te jete gjetja dhe stabilizimi i nje rruge tjeter gjithashtu, qe eshte gjetja e mundesise se perfitimit nga bashkepunimi me shtete te medha dhe organizata qe funksionojne ne vetvete si vende te pavarura dhe te fuqishme.

Perfundimisht, Shqiptaret do te gjejne rrugen e tyre dhe ne do ta respektojme kete rruge ne Danimarke.


Danimarka dhe Shqiperia

Nuk do te jete e lehte te krijohen dhe mirembahen mardheniet e rendesishme te niveleve te njejta, pasi Danimarka dhe Shqiperia jane te ngjashme vetem ne nje ose dy aspekte, jane vende te vogla afer me ujerat nderkombetare te nje rendesie strategjike, por ekzistojne edhe distanca kulturore dhe gjeografike.

Si pasoje, Danezet dhe Shqiptaret duhet te ambjentohen me njeri tjetrin dhe me rrethanat e traditat e ndryshme politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.


Miqësia, Shoqeria Danezo-Shqiptare

Miqësia u themelua  ne Janar 2003 per te krijuar nje forum ne te cilin Danezet e perfshire ne projekte te ndryshme ne Shqiperi mund te shkembejne i dete dhe informacionin. Nje qellim tjeter ishte te shperndanim informacion te pergjithshem rreth Shqiperise ne audiencen Daneze, ne: http://miqesia.dk

Miqësia eshte nje organizate e pavarur dhe joshteterore. Do te mbaje mardhenie te mira me autoritetet Daneze dhe Shqiptare, por do te veproje gjithmone dhe shprehe vetveten ne menyre te pavarur.

Qe nga viti 2003 Miqësia ka organizuar takime rreth temave aktuale (situata politike ne Shqiperi), mendime ne konfliktet personale, bashkepunimi mes Avokatit te Popullit ne Danimarke dhe ne Shqiperi, historia Shqiptare (Skenderbeu) dhe muzika dhe kenget tradicionale.

Vec kesaj, Miqësia eshte perfshire ne takime te organizuara nga ambasada Shqiptare ne Danimake psh. Pershendetje nga Shqiperia ne 2004 dhe Nje mbremje ne Liqenin e Ohrit ne 2005.


Projekti i eksperiences

Ne 2004 bordi ndermori nje projekt-eksperience per te mbledhur dhe publikuar informacion rreth projekteve Danezo-Shqiptare. Informacioni i publikuar eshte ne Danisht, disa ne Anglisht. Shumica e artikujve jane rreth aspekteve specifike dhe projekteve, nje artikull eshte historia Shqiptare qe nga Ilirjanet.Artikujt  mund ti gjeni ne: http://miqesia.dk/erfaring

Ne 2006 Miqësia do te publikoje nje liber dhe nje broshure rreth mardhenieve Danezo-Shqiptare qe nga vitet 1990.Eksperincat nga projektet do te permblidhen dhe do te ndermerret nje diskutim rreth marrdhenieve te ardheshme Danezo-Shqiptare.

Libri do te publikohet ne Anglisht (dhe mbase ne Danisht dhe ne Shqip) – broshura ne Danisht, Shqip dhe Anglisht. Libri dhe broshura  do te publikohen ne dy edicione, si publikime falas ne internet  dhe si publikime te printuara gjithashtu.

Libri dhe broshura do te prezantohen ne takime ne Danimarke – dhe shpresojme ne Shqiperi gjithashtu.


Perspektivat

Nje nga rezultatet me te rendesishme  te Projekt-Eksperiences Miqësia do te jete prezantimi i ketyre problemeve ne audiencat Daneze, Shqiptare dhe nderkombetare dhe ndermarrja e diskutimeve rreth ceshtjes se si Danezet dhe Shqiptaret mund te ndihmojne ne zhvillimin pozitiv politik dhe ekonomik ne Shqiperi dhe Danimarke gjithashtu.

Publikimi i eksperiencave dhe diskutimeve se si te zhvillohemi do te jete nje vlere pozitive per kompanite Daneze ne momentin qe ato do te konsiderojne investimet ne Shqiperi.



Bjoern Andersen


- - -


Përkthim: Elmira Alija



Miqësia / Danish Albanian Association

http://miqesia.dk

http://miqesia.dk/erfaring

Chairman 2003-2004: High Court Judge Hans Henrik Brydensholt

Chairman since 2004: Tue Magnussen

Editor of the Experience Project:

Bjoern Andersen

webmaster@miqesia.dk