Miqėsia, shoqata shqiptaro-daneze


Minna Skafte Jensen

Njė rrėfenjė heroike: Skėnderbeu i Marin Barletit midis krijimtarisė gojore dhe letėrsisė




Nė kujtim tė Androkli Kostallarit




E-mail address:


webmaster@miqesia.dk



Please, write in English





Minna Skafte Jensen (lindur mė 1937) As. Profesoreshė e Greqishtes dhe Latinishtes, Universiteti i Kopenhagenit, 1969-93. Profesoreshė e Greqishtes dhe Latinishtes, Universiteti i Danimarkės Jugore, 1993-2003. Anėtare e Akademisė sė Shkencave dhe Letrave Daneze, Norvegjeze e Belge. Fushat kryesore tė kėrkimit: Epika arkaike greke dhe teoria e formulimit-gojor; poezia latine e Rilindjes nė Danimarkė.

Miqėsia falenderon pėr lejimin e publikimit tė artikullit.


PDF-edition

English edition: A Heroic Tale: Marin Barleti's Scanderbeg between orality and literacy

Danish edition: En heltehistorie: Marin Barletis Skanderbeg mellem mundtlighed og skriftlighed




Pėrmbajtja

Libri i Barletit

Autori, i adresuari dhe heroi

Stili tregimtar

Baballarėt e historisė

Biografia dhe pasqyrimi i figurės sė princėrve

Historia dhe Epika

Mjedisi shqiptar

Barbarizmi dhe civilizimi

Biografia heroike midis epikės dhe romanit

Shėnime [Notes in English]


Libri i Barletit

Pėrshtypjet e shqiptarit Marin Barleti pėr jetėn e Skėnderbeut, bashkėkombėsit tė tij tė madh, u botuan nė Romė mė 1508 -1510. Titulli i veprės ėshtė »De Vita Moribus Ac Rebus Praecipue Aduersus Turcas, Gestis, Georgii Castrioti, Clarissimi Epirotarum Principis, Qui Propter Celeberrima Facinora, Scanderbegus, Hoc Est, Alexander Magnus, Cognominatus Fuit, Libri Tredecim, Per Marinum Barletium Scodrensem Conscripti« (Rreth jetės sė Gjergj Kastriotit, Princit tė shkėlqyer tė Epirotėve, figurės dhe vepres se tij heroike, veēanėrisht kundėr Turqve. Pėr shkak tė akteve tė tij tė famshme heroike ai u mbiquajt Skėnderbe, qė do tė thotė Aleksandėr i Madh. Trembėdhjetė Libra nga Marin Barleti i Shkodrės, titull me tė vėrtetė informativ! Tema e tij ėshtė njė hero. Vepra e jetės sė tij u krye nė Epir, u drejtua kundėr turqve dhe ishte e njė niveli tė kohėve antike.

Skėnderbeu jetoi nga viti 1405 deri nė vitin1468. Biografi i tij, prifti Barlet, u lind mbase nė vitin 1450 dhe vdiq nė vitin1520. Pas pushtimit pėrfundimtar tė Shqipėrisė nga turqit ai emigroi nė itali, ku duket se kaloi pjesėn e mbetur tė jetės nė Venedik dhe Romė. Ai shkroi librin e tij tė mrekullueshėm tė shtrirė nė kohė dhe hapėsirė, e cila i shton njė shije tragjike pėrshkrimit tė fitoreve tė lavdishme tė Skėnderbeut mbi turqit. Pavarėsisht akteve heroike tė pashoqe tė heroit, Shqipėria tani shtrihet nė gėrmadha, pėr shkak tė shkatėrrimit tė veprės sė tij pasi ai vdiq 1.

Prologu krijon kėtė kuadėr tė zymtė, por sapo autori fillon pėrshkrimin e heroit tė tij, melankonia e pranishme bėhet e pakuptimtė pėrkundrejt ngacmimit qė shkakton guximi dhe aktet fitimtare heroike. Por pikėnisja ėshtė trishtuese. Vetėm imagjinoni ēfarė do tė tė ndodhte nėse Aleksandri i Madh kthehej! Apo Pirro, i cili nė kohėn e tij luftoi aq madhėrishėm kundėr romakėve! Ata zor se do tė ishin nė gjendje tė njihnin vendin e tyre, por do tė largoheshin pėrsėri plot pėrbuzje, sepse ai nuk ishte mė njė vend i lirisė si nė kohėn e tyre. Mjerimi i sotėm ėshtė aq dėrrmues sa autori ka frikė se nuk do tė jetė nė gjendje tė bindė lexuesit se Shqipėria ishte e lavdishme jo vetėm nė antikitet, por edhe gjatė periudhės menjėherė pas tij. Liria mbretėroi fuqishėm, aty ku tani ėshtė pėrhapur skllavėria. Nė ato kohė e gjithė bota shikonte nga Epiri me admirim, kurse tani e vetmja pyetje ėshtė nėse fati do tė lodhet ndonjėherė sė ndėshkuari kėtė vend.

Vepra i kushtohet Donferrante Kastriotit, nipit tė Skėnderbeut, por edhe brezave tė ardhshėm, dhe qėllimi i saj i dyfishtė ėshtė tė ofrojė njė thesar shembujsh moralė nga realiteti e tė sigurojė pėr kombin shqiptar llojin e pavdekshmėrisė qė duhet gjetur nė famė dhe trajtuar nga shkrimtarėt. Kėshtu, skena tashmė ėshtė e pushtuar nga tre protagonistė: Barleti, Donferrante dhe Skėnderbeu, respektivisht autori, i adresuari dhe heroi.

Bėhet njėfarė njesimi i autorit me heroin: Barleti ndien se ai ka rrezikuar nė njė betejė nė tė cilėn duhet tė mbrojė veprat e heroit tė vet nga honi i harresės, nga tė gjitha anėt ai dėgjon veprat e Skėnderbeut ta thėrrasin. Dhe ai ka vendosur tė mos lejojė qė ngarkesa e punės dhe ndrojtja ta frenojnė sė shkruari, sikurse Skėnderbeu nuk u frenua sė vepruari. Libri i tij ėshtė para sė gjithash njė akt mirėnjohjeje ndaj vendit tė tij, patriae praecipua pietas.


Autori, i adresuari dhe heroi

Barleti dhe tregimtari janė thuajse njė. »Uni« qė pėrdoret vazhdimisht, duke spekuluar komentuar dhe moralizuar, ėshtė prifti nga Shkodra. Nė pak raste ai i referohet pėrvojės sė tij, si pėr shembull kur kujton sesi turqit nė njėfarė pike udhėhoqėn njė ushtri kundėr Shkodrės me aq dhelpėri sa »ne i vumė re vetėm kur ata po rrinin nė portat e qytetit«, Nė mė tė shumtėn e rasteve ai sillet si tregimtar objektiv qė nuk pėrshkruan ēfarė ka ndodhur brenda karaktereve tė tij, por i bėn ata tė zbulojnė qėllimet e tyre me anė tė fjalėve dhe veprave, ose i referohet asaj ēka i ėshtė thėnė atij. Vetėm nė raste tė rralla ai shndėrrohet nė rolin e tregimtarit »tė gjithanshėm«, dhe kjo ndodh veēanėrisht nė situata dramatike, si ajo pėrpara betejės vendimtare midis Skėnderbeut dhe sulltan Muratit kur ai informon lexuesin pėr atė qė secili nga luftėtarėt ėshtė duke menduar. Nuk ka asnjė dyshim se nė anėn e kujt ėshtė ai. Nga momenti nė tė cilin Skėnderbeu krijon ushtrinė e vet ai e quan atė »nostri«, ushtarėt tanė. Herė pas herė ai duket sikur i kishte marė lexuesit e tij nė njė udhėtim tė drejtuar nėpėr ngjarje si pėr shembull kur trupat kryejnė njė lėvizje veēanėrisht me fat, ai mund tė thėrrasė se »ishte njė panoramė e mrekullueshme«, apo kur pėrshkrimi i ndezur i njė sulmi nate mbyllet me »por tani na lejoni tė kthehemi nė kamp sė bashku me Moisiun«. Nganjėherė komentet e tij janė sarkastike: »ndoshta mė shumė ishte e pranishme frika se rreziku«, ose ngadhnjimtare: »Nė kėtė mėnyrė barbarėt, tė cilėt kishin si qėllim kėrkimin e presė, u bėnė vetė preja.«

Ai gjithashtu komenton rolin e vet. Kėshtu, ai shpesh diskuton rendin tė cilin duhet tė ndjekė, ose nėse do t’i lejohej njė shmangie nga tema. Nė parathėnie ai shfajėson veten qė ka ndėrmarrė njė barrė tė tillė dėrmuese duke iu referuar faktit se asnjė njeri tjetėr nuk dukej i gatshėm ta bėnte kėtė. Qė kjo nuk ėshtė vetėm modestia e rreme qė autorėt e Rilindjes shprehin gjithmone del nga fakti se nė gjysmė tė veprės ai paraqet njė parathėnie tė dytė, nė tė cilėn vazhdon tė zgjerojė metaforėn e barrės. Ai krahason veten me njė endacak i cili ka mbajtur teshat e veta deri nė gjysėm tė rrugės, por s’eshte i sigurt nėse do ia dalė edhe pėr gjysmėn tjetėr. Nga respekti pėr tė dy, lexuesin dhe vetveten, ai premton tė ndėrrojė ngarkesėn nga njė dorė nė tjetrėn, duke e vendosur nė qafė apo shpatulla, e nganjėherė edhe duke pushuar. Me pak fjalė, ai premton tė ndryshojė tregimin e tij dhe gjithashtu lė pak hapėsirė pėr diskutim. Nė tė dy parathėniet ai gjithashtu nėnvizon dėshirėn e tij personale pėr tė shkruar 2.

Duke patur parasysh qė vepra e Barletit i adresohet nipit tė Skėnderbeut, ky i fundit ka njė rol ēuditėrisht tė vogėl pėr tė luajtur krahasuar me atė qė normalisht i kushtohet nga autorėt nė kėtė periudhė tė adresuarve tė tyre. Ai nuk ėshtė objekt i njė panegjiriku, dhe nė parathėnien e dytė ai as qė pėrmendet. Sidoqoftė, qė biografia i ėshtė adresuar atij gjatė tė gjithė kohės, shprehet indirekt nė fund, kur Skėnderbeu ėshtė duke vdekur. Heroi thėrret sė bashku tė gjithė princėrit shqiptarė si dhe disa tė tjerė, midis tyre edhe disa tė dėrguar nga Vendediku, tė cilėt rastisėn aty. Ai lė djalin e tij tė vogėl Gjon nė pėrkujdesjen e tyre dhe pasi e tregon atė si pasardhėsin e vet mban njė fjalim nė tė cilin udhėzon tė birin per detyrat e njė monarku tė mirė. Njė lexim i qartė i kėtij fjalimi tregon se kėto nuk janė vetėm fjalėt e Skėnderbeut drejtuar djalit tė tij, por gjithashtu tė autorit drejtuar nipit tė heroit. Njė i adresuar tjetėr, i cili gjithsesi ėshtė pėrmendur shpesh, ėshtė brezi i ardhshėm. Motivi i Barletit pėr tė shkruar buron nga bindja e tij se ai ka njė mesazh tė rėndėsishėm pėr brezat e ardhshėm. Ėshtė pėrgjegjėsia e tij qė veprat heroike tė Skėnderbeut dhe madhėshtia shqiptare nuk duhet tė gėlltiten nga honi i harresės. Edax oblivio. Njė pjesė vecanėrisht e rėndėsishme e kėsaj audience formohet nga lexuesit venedikas. »Senati dhe populli venedikas« pėrmenden kudo me respektin mė tė madh, edhe kur Venediku tradhton Skėnderbeun duke hyrė njė njė aleancė me turqit, dhe nė skenėn e ngarkuar ideologjikisht nė shtratin e vdekjes sė Skėnderbeut, qyteti lavdėrohet nė detaje. Qė Barleti gjithashtu shpresoi tė gjente lexues nė oborret e Romės e Napolit kuptohet nga lėvdatat qė ai ngre mbi princėrit e mėdhenj tė vdekur si mbreti Alfonso i Napolit dhe Papat Piu i II (Eeneas Silvius) dhe Pali i II. Barleti gjithsesi nuk i drejtohet njė audience specifike. Lexuesit e tij potenciale janė tė gjithė ata qė mėsojnė veprėn e tij dhe autori drejton njė dialog tė lirshėm me ta, pyet veten nėse ata do ta besojnė dhe i siguron se vepra e tij pėrmban mėsime tė dobishme morale 3.

Heroi, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, ėshtė figura qė bashkon gjithė krijimtarinė qė bėn fjalė pėr jetėn e tij. Bėmat e tij ndahen nė dy pjesė: Lufta kundėr Amurathes (Murati i II, 1404-51) dhe Mahometes (Mehmeti i II, 1432-81), respektivisht librat 1-6 dhe 7-13. Skėnderbeu ėshtė njė shenjt, njė fakt qė edhe para lindjes sė tij ėshtė bėrė qartėsisht i dukshėm me anė tė ėndrrave dhe ogureve, (ndonėse autori nuk beson nė to), vetėm sepse ai ėshtė, sigurisht djali mė i vogėl 4. Qė fėmijė ai dhe vėllezėrit e tij u morėn peng nga sulltani turk, nė oborrin e tė cilit iu dha njė arsimim i shkėlqyer nė gjuhė, kalėrim e pėrdorimin e armėve dhe ku tashme, si njė djalė i ri ai e tregon veten tė aftė t’i rezistojė urisė, etjes, nxehtėsisė, dhimbjes e pagjumėsisė. Ai bėhet i preferuari i tė gjithėve dhe sulltani shpejt fillon t’i japė detyra tė nderuara. Karriera e tij turke kulmon kur i besohet udhėheqja e njė ushtrie kundėr hungarezit Huniad. Skėnderbeu, i cili kishte planifikuar prej kohėsh tė kthehej nė vendin e tij, lejon ushtrinė turke tė shpartallohet me qėllim qė ai vetė me njė shpurė tė zgjedhurish tė mund tė kalėronte drejt Shqipėrisė, ku me anė tė njė dredhie ushtarake pushton kalanė kryesore, Krujėn. Ai mbledh princėrit shqiptarė nė Lezhė dhe ia del tė krijojė njė front tė bashkuar kundėr turqve. Kėta tė fundit dėrgojnė ushtri njėra pas tjetrės nė vend dhe Skėnderbeu i shpartallon tė gjitha duke shfrytėzuar mirė terrenin dhe ndėrruar vazhdimisht taktikat. Ai arrin famėn qė meritonte si mbrojtės i Kristianizmit edhe pėrkrahet nga Republika e Venedikut, mbretėrit Alfonso dhe Ferdinand i Napolit dhe Papėt pėrkatės. Me vdekjen e tij ai u lė trashėgimtarėve njė vend tė lirė dhe tė pavarur.

Nė veprėn e tij,Barleti, vazhdimisht thekson anėn kombėtare.Keshtu, Skėnderbeu nuk ėshtė vetėm njė hero madhėshtor, por gjithashtu edhe shpėtimtar i atdheut tė vet. Kur ai krahasohet me Aleksandrin e Madh dhe Pirron, kėta nuk janė modele tė zgjedhur nė mėnyrė arbitrare nga antikiteti, por heronj kombėtarė, Maqedonia e Aleksandrit dhe Epiri i Pirros janė pėr Barletin sinonime tė vendit tė tij. Kryesisht ai e quan atė Epir, por shpesh edhe Shqipėri. Duke dalė pak nga tema, nė fillim tė veprės ai sqaron pikėpamjen e tij mbi historinė e kombit, bazuar nė historiografin romak Pompeius Trogus dhe bashkėkohėsin e tij Papa Piu. Kėshtu shqiptarėt fillimisht jetonin nė Kolkis nė Detin e Zi, nga ku ata sollėn gjuhėn e tyre. Ata fillimisht emigruan nė kodrat Albani pranė Romės. Kur Herkuli, qė njė nga dymbėdhjetė detyrat e tij kishte tė vriste Xheronin, po shtegtonte bagėtitė e kėtij tė fundit nga Spanja nėpėr Itali, qėndroi pėr njė kohė nė kodrat Albani. Nga aty shqiptarėt e ndoqėn pas dhe tani ata jetojnė nė Maqedoni dhe Peloponez.

Me kėtė analizė tė shkurtėr Barleti i bashkohet njė diskutimi bashkėkohor tė pėrhapur gjerėsisht nė tė cilin autorėt orvaten tė pėrshtatin kombet e tyre nė historinė e pėrgjithshme ose tė Biblės, ose tė mitologjisė greko-romake. Pėr shembull, nė shekullin e 16-tė, kishte njė konflikt tė nxehtė midis Suedisė dhe Danimarkės mbi origjinėn dhe historinė e hereshme tė popujve tė tyre. Me kėtė teori Barleti ishte nė gjendje t’i jepte kombit tė tij njė histori vetėm pak mė tė vjetėr se ajo e Romės sikurse shfaqet nga “Eneida” e Virgjilit. Historia e Herkulit dhe Zheronit u zhvillua njė brez pėrpara mbėrritjes sė Eneidės nė Itali. Qė nė fillim tė shtjellimit tė temės del qartė se Barleti ėshtė i vetėdijshėm qė ai ėshtė nismėtari nė pėrshkrimin e figurės sė Skėnderbeut si dhe nė paraqitjen e kombit tė vet para Komunitetit 5.


Stili tregimtar

Plani i pėrgjithshėm i veprės ėshtė kronologjik, duke pėrshkruar aktet heroike tė heroit vit pas viti, dhe kjo procedurė analistike historiografike ėshtė herė pas here e shoqėruar me shėnime tė tipit: »Ky ishte njė vit i mirė pėr Skėnderbeun dhe popullin e tij«. Disa nga librat kanė temat e tyre individuale. Pėr shembull, libri 5 bėn fjalė pėr pushtimin turk e zaptimin e Sfetigradit dhe protagonist ka njė nga oficerėt e Skėnderbeut, Moisiun, kurse nė librin 8 mbizotėron pėrshkrimi sesi Moisiu tradhton heroin, dezerton nė shėrbimin turk, shpartallohet nga Skėnderbeu dhe mė nė fund kthehet pro tij. Libri 10 tregon historinė e ekspeditės sė Skėnderbeut nė Itali dhe libri 11, pėr vdekjen e tij. Shumė pėrshkrime tė betejave lėvizin midis pamjeve panoramike tė ushtrisė dhe fokusit mbi aktet heroike tė individėve, dhe nė mė shumė sė njė rast, duele tė formalizuara zėvendėsojnė betejat midis dy ushtrive.Tregimi luhatet mes ndryshimeve tė ritmit dhe pikėpamjeve. Kryesisht ai nuk ngutet, por ndonjėherė gjėrat shpejtohen nė mėnyrė tė konsiderueshme. Pėr shembull, nė njėfarė pike ushtritė turke dhe shqiptare janė tė vendosura nė formacione kundėrshtare, kur Skėnderbeu merr lajmet e afrimit tė njė ushtrie tjetėr turke. Ai menjėherė, niset me disa kalorės tė zgjedhur, mėsyn ushtrinė qė afrohet, e mund atė, zė rob komandantin e saj dhe kthehet brenda natės nė kampin e tij dhe e gjitha kjo e thėnė nė 8 rreshta. Nė tė njėjtėn kohė e gjithė biografia ėshtė strukturuar me ndihmėn e fijeve tregimtare qė shfaqen gjatė veprės pėrmes periudhave tė gjata tė kohės duke lidhur Skėnderbeun personalisht me protagonistėt e tjerė. Kėshtu, ai kishte lidhje tė ngushta me tė dy sulltanėt gjatė fėmijėrisė sė tij nė Adrianopojė, me Muratin, si thjeshtėr i tij dhe me Mehmetin, si vėlla dhe rival. Qe fėmijė, Skėnderbeu dhe Mehmeti provuan forcėn e tyre duke pėrkulur njė hark dhe Mehmeti ishte mundur nga Skėnderbeu, por jo nga ndonjė djalė tjetėr nė oborr. Lidhja baba-djalė midis Skėnderbeut dhe Muratit i jep njė patos tė vecantė pjesės sė parė tė veprės pėr shkak tė pėrfshirjes sė anės etike tė problemit. Barleti sigurisht qė nuk pyet seriozisht pėr tė drejtat morale tė vendimit tė Skėnderbeut pėr tė lėnė perandorinė turke e pėr tė luftuar kundėr saj, dhe ne gjithashtu na ėshtė thėnė se pozita e tij nė oborr ishte e dyshimtė dhe mbase sultani do ta hiqte qafe nėse ai do tė rrinte. Sidoqoftė, mungesa e mirėnjohjes sė tij ndaj Muratit ėshtė njė akuzė qė mund tė pėrdoret nga Turqit nė fjalime dhe nė kėtė mėnyrė ajo ekziston si njė element shqetėsues pėrgjatė gjithė gjysmės sė parė tė biografisė. Brenda ushtrisė sė Skėnderbeut ėshtė marrėdhėnia e tij me Moisiun dhe gjithashtu njė tjetėr kėrcėnim, diēka mė i zgjatur, qė lidhet me tradhtinė e Hamzait. Ashtu si Moisiu, Hamzai ishte nipi i Skėnderbeut dhe njė nga oficerėt e tij, por ai ishte ambicioz dhe nuk ndihej i vlerėsuar sa duhet. Konflikti tregohet nė fillim tė veprės kur Skėnderbeu, nė njė pikė tė caktuar, e korrigjon atė nė prani tė ushtrisė sė mbledhur, por vetėm nė librin 9 tregimi zhvillohet plotėsisht.

Kėshtu, drama e veprės ėshtė e bazuar sė tepėrmi nė ēėshtjen thelbėsore tė etikės personale. Ēdo gjė zhvillohet sikur tė ishte nė njė skenė me tregimtarin dhe lexuesin si vėzhgues tė vėmendshėm dhe vlerėsues. Barleti i paraqet qarte karakteret e tij duke i kundėrvenė ndaj njėri-tjetrit nė skena tė gjalla. Si shembull ne mund tė shikojmė nė fillimin e librit 3, nė tė cilin revolta shqiptare ndaj turqve fillon tė marrė formėn e njė konflikti personal midis Skėnderbeut dhe sulltanit. Secili protagonist ka njė pozicion tė fortė duke filluar nga Murati, sepse ai sapo kishte shpartalluar njė ushtri tė madhe Kristiane nė Varna, Hungari si dhe Skėnderbeu, sepse ai kishte shpartalluar ushtrinė turke qė sulltani kishte dėrguar nė Epir pėr t’i detyruar rebelėt tė ktheheshin andej nga kishin ardhur. Por sulltani ėshtė i vjetėr dhe i lodhur dhe dėshiron tė kalojė vitet e fundit tė tij nė paqe dhe qetėsi. Pėr kėtė arsye ai provon »truket e famshme dhe gėnjeshtrat e tij tė cilat kishin qenė efektive kundėr tė tjerėve« dhe ai i dėrgon Skėnderbeut njė letėr nė tė cilėn i flet si babai tė birit, duke e akuzuar pėr mosmirėnjohje, duke i numėruar tė gjitha tė mirat qė i kishte bėrė dhe duke i ofruar paqe me kushte jo shumė tė favorshme. Skėnderbeu i pėrgjigjet me njė pjesė retorike klasike tė shkėlqyer »Ushtari kristian, Gjergj Kastrioti, i mbiquajtur Skėnderbe, Princ i epirotėve, pėrshėndet Sulltanin Otoman Murat, Princin e turqve. Nė rastet e mėparshme ju pretendoni se ma keni kaluar me tė gjitha llojet e tė mirave: sot unė do t’ju mund me nje fjalim tė disiplinuar dhe modest. Sipas meje, asgjė nuk ėshtė mė e qartė se kaq, shenjė e njė mendjeje tė skllavėruar, si pazotėsia pėr t’u shmangur nga gjuha vulgare dhe fjalimi i paturp, madje edhe nė drejtim tė armikut mė kėrcėnues. Kėshtu, unė i mora dhe i pashė tė dyja, letrėn dhe tė dėrguarin tuaj me qetėsi tė madhe nė mendje, dhe, pėr tė qenė i vėrtetė, letra juaj shkaktoi tek une tė qeshura mė shumė se irritim, kur qė nė fillim tė saj ju guxuat tė tregoni mosmirėnjohje tė madhe dhe poshtėrsi ndaj meje, vetėm pėr tė vajtuar mė pas nė njė mėnyrė paksa mė tė butė humbjen e shpirtit tim, ndėrsa ju vetė, pa vėnė re fatin tuaj tė dėshpėruar, me etje bėtė gabimin tuaj tė pėrsėritur. Pa marrė parasysh tė drejtat e luftės dhe ligjin e natyrės mė propozuat nė mėnyrė jo tė zgjuar, pėr tė mos thėnė brutale, shumė kushte pėr njė lloj paqeje qė veshėt zor se durojnė ta dėgjojnė, sikur ju tė ishit fitimtari dhe unė i humburi. Murati im i dashur, edhe pse fjalėt tuaja mund tė provokojnė shumė tė liga dhe durimin mė tė madh tė njeriut ndaj njė fjalimi tė lig, une i kuptoj ato si njė shprehje pjesėrisht e moshės dhe mendimeve tė ēoroditura tė njė plaku, pjesėrisht nga hidhėrimi. Kjo ėshtė kaq e thjeshtė pėr mua, sepse vetė kam vendosur tė luftoj kundėr jush, jo me sharje dhe zėnka, por me armė dhe zemėratėn e vetėm tė njė lufte.« Skėnderbeu mė pas mohon se sulltani i ka dhėnė pėrfitime, dhe numėron nė vend tė tyre tė kėqijat qė ai i ka bėrė atij duke e privuar nga vendlindja, duke vrarė vėllezėrit e tij edhe madje duke planifikuar ta heqė qafe vetė atė. »Akoma (quousque tandem!) prisni nga unė qė tė duroj me qetėsi njė padron kaq arrogant? ... Ju lutem, ruajini pėr tė ardhmen shigjetat tuaja tė mprehta tė kėrcėnimit dhe mos vazhdoni tė na sillni si shembull fatin e hungarezėve. Gjithkush, zoti im, ka natyrėn dhe talentet e veta dhe na duhet tė pranojmė me durim fatin e dhėnė nga zotat. Ne gjithsesi nuk do tė kėrkojmė kėshillė nga njė armik rreth asaj se ēfarė duhet bėrė, as t’ju kėrkojmė juve paqe, por zotave fitore. Pranoni pėrshėndetjet tona. “ Dorėzuar nė kampin tonė, njė ditė pėrpara idus sextiles 1444«.

Letra, jo vetėm qė e xhindosi, por edhe e shqetėsoi sulltanin. »Me qėllim qė tė mos i zbulonte njerėzve tė tij ndonjė gjurmė hezitimi, thuhet se ai ledhatoi mjekrėn e tij tė vjetėr dhe u shtir sikur qeshte ndėrsa tha: 'kėshtu po kėrkon njė emėr tė lavdishėm nė vdekje, ti tradhtar, ja pra se ēfarė je ti. Do tė ta japim atė, do tė ta japim, mund tė jesh i sigurt; do tė marrim pjesė nė varrimin e birit tonė tė adoptuar dhe si miq tė paftuar do tė ndjekim varrimin e tij, ti mbret i madh i shqiptarėve, kėshtu qė nė Ferr nuk do tė tė duhet kurrė tė vajtosh qė gjete njė vdekje tė poshtėruar'« 6.

Kontrasti midis Skėnderbeut krenar, tė stėrvitur nė mėnyrė klasike dhe Muratit tė vjetėr tė vrullshėm vazhdon nė pjesėn e parė tė biografisė. Konflikti arrin kulmin nė librin 6, kur sė bashku me tė birin, vetė sulltani personalisht udhėheq njė ushtri nė Epir dhe pushton Krujėn. Kėtu Murati vdes, pasi ka transferuar kurorėn nė mėnyrė solemne tek Mehmeti. Nė fjalimin e tij nė shtratin e vdekjes ai thekson sesi pavarėsisht gjithė fitoreve tė tij, ai akoma nuk e ka gjunjėzuar Epirin. Pėr kėtė arsye vdekja e tij ka njė grimė tragjedie e fjalimi, sigurisht, nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe njė lėvdatė e fortė indirekte pėr Skėnderbeun dhe shqiptarėt. Motivi Murati pėrballė Skėnderbeut nuk shpreh vetėm moshėn pėrballė rinisė, vrullin pėrballė disiplinės, por para sė gjithash forcėn e njė kombi jashtėzakonisht superior pėrballė qėndresės sė njė populli tė vogėl tė paepur.


Baballarėt e historisė

Pjesa mė e madhe e tematikės sė Barletit mund tė krahasohet me atė tė historianit tė parė antik, Herodotit, vepra e tė cilit i ka qėndruar kohės. Tė dy, ai dhe Barleti pėrshkruajnė sesi njė fuqi inferiore shpartallon njė fuqi superiore dhe tė dy i kuptojnė ngjarjet si njė betejė pwr liri. Qė e para mundi tė dytėn ndodhi kryesisht pėr faktin se fuqia mė e vogėl luftonte pėr njė qėllim mė tė madh. Por ndėrsa vepra e Herodotit ėshtė plot me eufori, se grekėt mundėn persianėt, pikėnisja e Barletit ėshtė njė melankoli e dukshme qė hedh njė hije tė thellė edhe mbi pasazhet e treguara mė energjikisht. Nė tė dy rastet fuqia superiore ėshtė njė perandori orientale despotike dhe tregimi zhvendoset prapa midis heronjve tanė dhe despotit. Barleti e quan sulltanin tiran. Pėrveē kėsaj, edhe pse tė dy autorėt janė kryesisht tė pėrqėndruar nė lėvdimin e akteve heroike tė fitoreve, ata nuk janė tė pandjeshėm pėr patosin e fateve tė tė humburve.

Ka gjithashtu ngjashmėri nė rrethanat nė tė cilat shkruajtėn tė dy historianėt. Secili prej tyre ishte i pari qė dha njė pėrshtypje tė shkruar tė ngjarjeve tė paharrueshme qė ndodhėn nė tė kaluarėn e tyre tė afėrt dhe burimet e tyre ishin kryesisht gojore. Herodoti, herė pas here i referohet burimeve tė shkruara, kryesisht nė pėrshkrimet e tij tė gjata jashtė teme pėr Egjiptin. Barleti fillimisht pohon se nuk ka patur nė dispozicionin as kronika, as tregime historike. Mė vonė, nė veprėn e tij ai e zbut pak kėtė pohim dhe thotė se pėr njė ngjarje tė caktuar ai »zor se ka patur ndonjė burim tė shkruar«, dhe herė pas here futet nė njė polemikė kundėr autorėve tė tjerė pa emėr. F. Pall ka treguar se Barleti tėrhiqet nga historianė humanistė italianė nė trajtimin e ēėshtjeve joshqiptare. Por pėr temėn e tij kryesore, Skėnderbeun dhe veprat e tij, ai mbase po krijon vetėm mbi ēfarė i ėshtė thėnė. Si hyrje, nė pėrshkrimet e tij tė arritjeve tė Skėnderbeut si aleat i mbretit Ferdinand tė Napolit kundėr Zhosė sė Azhuinėve, ai ankohet se nė shumė legjenda rreth kėsaj lufte nuk kish mundur tė gjente njė fjalė tė vetme rreth heroit tė tij dhe e konsideron kėtė njė akt mosmirėnjohje nga ana e historianėve napolitanė 7.

Herodoti dhe Barleti gjithashtu ngjajnė me njėri-tjetrin nė mėnyrėn sesi i trajtojnė burimet e tyre. Ata pwrpiqen tw krijojnė njė pamje sa me tė qėndrueshme mbi informacionin qė mund tė kenė, dhe nėse detajet duken tė ēuditshme apo kundėrshtojnė njėra-tjetrėn, ata citojnė pikėpamje tė ndryshme mbi ēėshtjen dhe vendosin ēfarė u duket mė e mundshme mbi bazat e njė mendimi praktik. Pėr shembull, Barleti shkruan: »Kėtu njė lexues i interesuar mund tė pyesė: kush ishte qėllimi dhe pėrparėsia e vendimit qė mori Kastrioti, vetėm pėr t’u zmprapsur pėrpara armikut kur ai pothuajse e ndjeu para hundės sė tij, dhe tė tėrhiqej mė mirė drejt Lezhės se drejt drejtimeve tė tjera? Por unė nuk hezitoj tė jap shpjegimin qė mendoj se mund tė jetė sa mė i besueshėm pėr njerėzit e tjerė, qė ata, kujdesin dhe ndershmėrinė e tė cilėve kam patur parasysh gjatė krijimit tė tė gjithė kėsaj vepre dhe tė cilėt i kam ndjekur me vullnet, tė mos devijojnė nga mendimi im.« Nė raste tė veēanta ata mund tė largojnė veten e tyre nga njė burim, sikundėr Barleti me ironi pėrmend se ajo ēfarė heroi i tij nė kėtė rast rrezikoi “mundet ndoshta mė tepėr tė thėrrasė mė pėrpara admirimin e brezave tė ardhshėm sesa besimin”. As Herodoti as Barleti nuk ishin dėshmitarė okularė tė ngjarjeve tė pėrshkruara, por midis informatorėve ata kishin njerėz tė tillė. Ata tė dy pėrdorėn dy nivele tė tė kaluarės, tė kaluarėn e afėrt, e cila ėshtė tema e tyre, dhe tė kaluarėn e largėt. Pėr Barletin, kjo e kaluar e largėt ėshtė lulėzimi i Maqedonisė dhe Epirit nė vitet 300 para erės sė re e njohur nga letėrsia klasike dhe pėr Herodotin ėshtė lufta e Trojės dhe ngjarje tė tjera mistike tė pėrshkruara nė poemat epike. Pėr tė dy mund tė thuhet se ata qėndrojnė nė kufirin midis krijimtarisė gojore dhe letėrsisė 8.

Sidoqoftė ka diferenca thelbėsore nė atė ēka bėnin ata. Herodoti jetoi nė njė kulturė qė ishte kryesisht gojore, ndėrsa Barleti fizikisht dhe gjeografikisht lėvizi nga nje shoqėri fisnore analfabete drejt qytetit-kulture mė tė zhvilluar e tė arsimuar tė kohėve. Pėr nga arsimimi,Herodoti ishte thjesht njė analfabet, njė mjet transferimi i gjuhės sė tij tė folur nė papirus. (Qė kjo nuk ishte kaq e thjeshtė sa mund tė duket ėshtė njė ēėshtje tjetėr dhe jo tema ime kėtu.) Shkrimi e kėndimi latin i Barletit pati pas njė traditė pothuajse tė dy mijėvjeēarėve, tė pasur me modele pėrkatėse tė shpėrndarė mbi njė spektėr tė tėrė tė gjinive, secili me karakteristikat e rrėnjosura nga koha. Herodoti krijoi pėr bashkėqytetarėt e tij grekė, ndėrsa Barleti shkroi rreth patriotėve tė tij pėr njė rreth lexuesish tė huaj. Mė thjeshtė mund tė thuhet se Herodoti jetoi nė njė qendėr kulturore tė ditėve tė tij dhe pati gjuhėn e saj si njė gjuhė tė pėrditshme, ndėrsa Barleti erdhi nga njė periferi dhe u pėrpoq tė depėrtonte nė kulturėn qėndrore duke pėrdorur formėn e saj normale tė komunikimit. Mbase ai nuk shkroi nė gjuhėn e tij shqip. Ai ishte arsimuar nė njė enklavė tė vogėl mėsimi, nė Shkodėr, mbase nga franceskanėt italiane, dhe pėr tė gjuha e shkruar mund tė ketė qenė ekskluzivisht latinishjta; kjo mbase ishte gjuha e tij e huaj mė e rėndėsishme dhe e vetmja e folur. Do tė ishte e vėshtirė pėr tė tė shkruante nė shqip, ndėrsa nė shkrimin e latinishtes ishte ushtruar qė kur ishte fėmijė. Dhe kush do ta kishte lexuar atė nėse ai do tė shkruante nė gjuhėn e vet? Vetėm njė pakicė e vogėl e popullsisė shqiptare kishte mėsuar tė lexonte, dhe nė ēdo rast do tė kishte qenė nė latinisht ose greqisht. Teksti mė i hershėm i shkruar nė shqip qė njihet sot ėshtė njė ritual pagėzimi nga viti 1462, i cili nė asnjė mėnyrė nuk pėruroi njė letėrsi tė shkruar nė shqip. Nga shekujt qė vijuan u shpwtuan vetėm tekste tė veēuara, kryesisht ato pėr pėrdorim fetar. Letėrsia e shkruar shqipe, me shumicė fillon nė shekullin e 19-tė, dhe njė publik i gjerė lexuesish u krijua pas Luftės sė Dytė Botėrore me zhdukjen e analfabetizmit nga autoritetet socialiste. Pėr Barletin, e vetmja zgjedhje natyrale gjuhėsore duhet tė ketė qenė latinishtja, dhe nė zgjedhjen e latinishtes ai zgjodhi jo vetėm njė gjuhė dhe njė alfabet, por edhe njė mėnyrė tė menduari.


Biografia dhe pasqyrimi i figurės sė princėrve

Barleti e kupton epokėn e tij nė kuadrin e antikitetit greko-romak dhe kjo duket qartė nw faqen e parw kur ai i i referohet Aleksandrit tė Madh. Kėtu ai ėshtė nė harmoni tė plotė me stilin latin tė kohės. Letėrsia e Rilindjes, e shekullit tė 15-tė dhe 16-tė, i ofroi Barletit njė zgjedhje midis njė numri formash letrare qė ishin tė gjitha zhvillime tė mėtejshme tė formave antike romake. Tema e tij, heroi i madh dhe bėmat e tij legjendare do t’i shkonin pėr shtat epikės dhe qėllimi i tij caktuar pėr tė siguruar lavdinė e heroit pėr brezat ishte gjithashtu qartėsisht temė pėr njė epikė. Mundėsi tė tjera ishin historia ose biografia, dhe mbase letra ose ligjėrata. Mė parė ai pati krijuar njė vepėr historike, njė pėrshkrim tė rrethimit dhe rėnies sė Shkodrės nga turqit, e shtypur nė Venedik mė 1504. Kur vendosi tė krijonte njė biografi, ai zgjodhi njė formė tė lartė moderne. Interesi i Rilindjes pėr individin i kishte dhėnė biografisė popullaritet tė padėgjuar, dhe kjo u shoqėrua me paraqitjen e autobiografisė si njė gjini letėrsisė. Duke pasqyruar kėtė model, biografitė krahasuese tė fisnikėve grekė dhe romakė u pėrkthyen nga greqishtja nė latinisht, ndėrsa legjendat e shenjtorėve tė mesjetės humbnin tėrheqjen e tyre popullore. Kur prifti Barlet formoi portretin e tij tė aleatit tė Papės, protagonistit tė kristianizmit kunder muslimaneve, ai zgjodhi njė version puro pagan tė gjinise dhe paraqiti heroin e tij si njė komandant tė madh nga antikiteti klasik tė kthyer nė jetė, ndėrsa Bibla nuk merrej fare parasysh si njė kuadėr i mundshėm referimi. Nė raste tė rralla ai i thėrret ndėrgjegjes he reveals scruples. Pėr shembull, nė mes tė pėrshkrimit sesi Skėnderbeu i ri iku nga pėrpjekjet e dyshimta tė sulltanit nė jetėn e tij, ai shkruan: »por pse jam kaq naiv qė tė spekulloj nė tym mbi planet e pasuksesshme tė Muratit pėr hakmarrje dhe kėshilla tė trasha, sikurse dhe pėr masat e zgjuara qė mori Skėnderbeu kundėr tij, nė vend qė thjesht t’ia atribuoja shpėtimin e tij Zotit?« Gjithsesi, pas disa shėnimeve fetare sesi Zoti nė tė njėjtėn kohė mbrojti heroin nga sulltani dhe bėri qė hungarezėt tė fillonin njė luftė kundėr turqve tamam nė kėtė kohė, duke i dhėnė kėshtu Skėnderbeut njė shans pėr t’u kthyer nė shtėpi, Barleti shpejt kthehet nė mėnyrėn e tij racionale klasike tė tė menduarit 9.

Biografia e princėrve ekzistonte si njė formė letėrsie nė dy tipe kryesoret ku heroi mund tė jetė pėrfaqėsuar si luftėtari i madh ose si sundimtari filozofik. Skėnderbeu menjėherė u zgjodh si modeli i luftėtarit, por Barleti me kujdes e plotėsoi portretin e tij me elementė nga modeli i filozofit: Skėnderbeu ishte i mirėarsimuar, meqė nė oborrin e sulltanit atij i ishin mėsuar gjuhėt dhe letėrsia turke, arabe, greke, italiane dhe ilire e mė vonė kishte zgjeruar kėtė arsimim me studime tė historianėve antikė grekė e latinė, i frymėzuar nga kryepeshkopi i Durrėsit, Pal Ėngjėlli 10.

Autori vlerėson menēurinė, kurajėn dhe forcėn e tij, si drejtpėrdrejt nė komente edhe nė mėnyrė tė tėrthortė nėpėrmjet mėnyrave nė tė cilat janė pėrshkruar veprat e tij fantastiko - heroike dhe reagimet ndaj tyre nga ata qė e rrethonin. Shumė rėndėsi i ėshtė dhėnė mėnēurisė politike me tė cilėn ai trajtoi si tė barabartėt ashtu edhe vartėsit. Pėr shembull, Skėnderbeu ishte i kujdesshėm pėr tė mos fyer princėrit e tjerė dhe kėshtu nuk e mblodhi nė Krujė kuvendin vendimtar, por nė Lezhė, e cila ndodhej nėn qeverisjen e Venedikut. Kėtu asnjė nuk mund tė ndihej mė lart apo mė poshtė se tė tjerėt. Edhe pėr sa i pėrket ushtarėve tė tij, ai vazhdimisht kishte si qėllim t’i stėrviste sa mė mirė ata dhe tė mbante lart shpirtin e tyre tė vazhdueshėm luftarak, dhe nėnvizohet se ai zakonisht dėgjonte mendimet e tyre mbi tė gjitha ēėshtjet e rėndėsishme. Ai vetė ishte gjithmonė nė rresht tė parė dhe ndante tė gjitha punėt e vėshtira me ushtarėt e tij. Lajmėtarėt, miqėsorė ose jo, trajtoheshin nė mėnyrė tė shkėlqyer, dhe Skėnderbeu gjithashtu dinte si tė shkėmbente dhurata me princėrit e huaj nė mėnyrė tė atillė qė ishte e pėrshtatshme pėr tė dy si pėr dhėnėsin ashtu edhe pėr marrėsin, ose ai mund tė provokonte njė zyrtar turk nė mėnyrė tė pėrkryer duke i dhuruar atij njė plor, njė drapėr apo vegla tė tjera bujqėsore duke treguar me kėtė se ai nuk i pėrkiste njė familjeje fisnikėsh apo diēkaje tė tillė, por njė kundėrshtari tė denjė. Skėnderbeu ėshtė portretizuar me njė numėr tė madh karakteristikash pozitive: ai ishte i butė, miqėsor dhe fatlum, zotėronte virtyte, pjekuri, durim, forcė fizike dhe energji mendore tė vėrtetė, ai ishte njė komandant i kujdesshėm e me eksperiencė dhe shfaqte njė shenjtėri mė tepėr se njė butėsi njerėzore. Koncepte tė ngjashme nga e njėjta periudhė dhe i njėjti mjedis janė nxjerrė nė pah nga Marian Pade nė diskutimin e saj tė hyrjes sė mbretit Alfons nė Napoli nė vitin 1453 siē pėrshkruhet nga Antonio Panormita: Kortezhi paraqiste njė numėr figurash femėrore qė personifikonin karakteristikat e sundimtarit: fortuna (fat), spes (shpresė), fides (besim), charis (hijeshi), fortitudo(kurajė), temperantia (vetėkontrollit), prudentia (maturi), justitia (drejtėsi) dhe clementia (mėshirė). Ajo ēka Alfonso po demonstronte, nė tėrė kuptimin e fjalės, ishte e njėjtė me atė pėr tė cilėn vlerėsohej Skėnderbeu. Pėr Barletin mund tė thuhet, siē tha Burkhard pėr nje biograf tjetėr tė kėsaj kohe: »...era e shekullit fryn pėrmes faqeve tė tij« 11.

Paraqitja e Skėnderbeut nga Barleti, ka megjithatė mė shumė nuanca sesa ajo ēfarė do tė sugjeronte pėrnjėherė njė listė e tillė konceptesh. Nė njė situatė ku heroi i lė ushtarėt e vet tė vrasin pushtuesit turq, por nuk do tė riskojė reputacionin e vet pėr mėshirė, thuhet: “ai nuk e pranoi hapur mizorinė e tyre, por as nuk e pėrjashtoi atė”. Nė njė kontekst tjetėr, kur ai i kishte marrė tė burgosurit shqiptarė tė luftės dhe i trajtoi mirė ata, fillimisht, u vlerėsua si besimtar dhe bujar, por mė pas autori gjykon se mos ndoshta kjo ishte vetėm njė taktikė, sa kohė qė mėshira e tij mundėsoi Skėnderbeun tė arrinte atė cfarė ai nuk kishte qenė nė gjendje tė arrinte me mjete ushtarake. Tregimtari ėshtė drejtpėrsėdrejti kritik i protagonistit tė tij kur nė librat 3-4 ai e pėrfshin veten nė njė luftė kundėr Venedikut. Libri 4 paraqitet si vijon: “ndėrsa rebelimet, mė tepėr se njė luftė, po zhvilloheshin midis kristianėve dhe Skėnderbeu po plakej pėrpara mureve tė Denim, Murati kishte tė gjithė interesimin…”. Nė kėtė rast ėshtė i qartė mendimi i tregimtarit se heroi duhet tė ishte pėrqėndruar mbi turqit mė tepėr se mbi armiqtė kristianė. Menjėherė mė pas Skenderbeu u krahasua me Hamzain, meqė ai tani kishte bėrė gabimin qė kishte qortuar tek nipi i tij. Kur Skėnderbeu rrethon Danjėn dhe mė kot pėrpiqet ta pushtojė atė, shfaqet simpatia e tregimtarit pėr shqiptarėt e thjeshtė nė qytetin e rrethuar, tė cilėt vlerėsohen pėr kurajėn dhe kėmbėnguljen e tyre kundėr Skėnderbeut ndryshe tė pathyeshėm. Realisht, nėse krahasohet me panegjirikėt bashkėkohore nė pėrgjithėsi nė tė cilat cdo princ ėshtė njė August i ri dhe cdo poet njė Homer apo Virgjil i ri, kuadri i Barletit per heroin e tij ėshtė ēuditėrisht i rezervuar dhe i lėkundur: Skėnderbeu ėshtė madhėshtor, por jo i pagabueshėm 12.

Autori, nė mėnyrė tė pėrsėritur, nėnvizon se konkluzioni moral ėshtė njėri nga qėllimet e tij: Arritjet e Skenderbeut nuk janė vetėm me vlerė pėr t’u kujtuar, por edhe pėr tė mėsuar prej tyre. Nė kėtė kuptim vepra e tij ėshtė e lidhur ngushtėsisht me njė tjetėr formė tė mirėnjohur tė letėrsisė nė Rilindje, pasqyrimin e princėrve, nė tė cilėn humanistėt mėsojnė sundimtarėt sesi ata duhet tė ushtrojnė pushtetin e tyre. Ky aspekt ėshtė veēanėrisht i fortė drejt fundit kur Skėnderbeu i flet te birit. Por Barleti gjithashtu ngre njė polemikė kundėr atyre tė cilėt i japin kėshilla morale sundimtarėve ndėrsa lė ngjarje tė rėndėsishme historike pa pėrshkruar, meqė mėsimi mė i mirė ėshtė ai qė rrjedh nga studimi i modeleve tė vėrteta.

Sa i vėrtetė ishte pėrshkrimi i Barletit gjykuar nga standartet moderne? Unė nuk jam zgjedhur pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, por qė gjinia biografike si e tillė nuk ishte domosdoshmėrisht shumė e pėrpiktė rreth asaj qė mund ta quajmė saktėsi historike ėshtė ilustruar kohėt e fundit nga Martin Redher. Mė 1520 Makiaveli krijoi njė biografi tė njė princi Kastruēo Kastrakani (Castruccio Castracani) nga Lukka, bazuar nė njė pėrshkrim tjetėr tė shkruar 25 vite mė parė, i cili ishte ruajtur. Redhėr ėshtė kėshtu nė njė pozicion qė tė vėzhgojė proēedurėn e Makiavelit drejtpėrsėdrejti dhe tė dokumentojė sesi ai i jep panegjirikut tė tij dhe qėllimit didaktik prioritet absolut pėrkundrejt gjykimeve tė saktėsisė historike. Midis tė tjerave, Makiaveli pohon se heroi i tij vdes i pamartuar dhe pa pasardhės, megjithėse burimi i tij thotė qartė se burri i Lukkas, ėshtė baba i lumtur i 11 fėmijėve! Sa pėr Barletin, edhe njė johistorian vė re se marrėdhėniet familjare midis Skėnderbeut dhe dy sulltanėve turq janė nė konflikt me moshėn e personave tė pėrfshirė, me pėrjashtim tė asaj se pėrshkrimi i tij duket tė ketė kaluar mbikqyrjen e historianėve relativisht tė pasfidueshėm. Nė fund tė fundit, paraqitja e Barletit ėshtė thelbėsisht ēfarė ėshtė gjetur kur Skėnderbeu ėshtė kėrkuar nė librat e zakonshėm. Kjo konfirmon pėrfundimin e P. Bartl qė pavarėsisht nga gabimet e kronologjisė, Barleti ėshtė akoma baza e ēdo studimi pėr Skėnderbeun 13.


Historia dhe Epika

Gjatė Rilindjes diskutohej gjithmonė nėse biografitė ishin histori. Diskutimi nuk ishte rreth historiografisė pėrballė letėrsisė artistike, por rreth stilit. Qė nė kohėt e lashta historiografia gjykohej njė detyrė retorike, njė ideal i pa realizuar fare nga Livi. Njė historian krijon nė mėnyrė koherente dhe nuk lejon qė citimet ose referencat tė ndėrpresin tregimtarin. Ai i bėn njerėzit e pėrfshirė tė thonė mendimet e tyre nė formėn e ligjėratave. Nė kėtė mėnyrė autori dramatizon veprėn e tij: lexuesit i ofrohet mundėsia e gjykimit tė pikėpamjeve tė secilės palė nga brenda, nė pėrmbajtje, tė themi. Teknika ishte prezantuar paraqitur nga Herodoti dhe pajisur me njė arsyetim nga Thusiditi, dhe kėshtu krijoi vetveten si njė element i rregullt nė historiografinė e lashtė. Sipas teorive tė Rilindjes pėr format e letėrsisė, biografitė ishin krijuar nė kėtė mėnyrė se konsideroheshin pjesė e historiografisė, por u jepej njė formė mė afėr Suetonit nėse shiheshin si njė gjini e veēantė 14.

Pikėpamja e Barletit nė kėtė diskutim ėshtė e qartė. Ai pėlqen tė bashkojė sė bashku ligjėratat dhe letrat dhe e bėn kėtė me mjeshtėri. Kėto dy nėngjini sė bashku lulėzonin si gjini tė pavaruara, nė forma tė ndryshme. Me interes tė vecantė nė kėtė kuptim ėshtė fakti se letrat artistike nga pėr sundimtarėt orientalė, si sulltanėt, ishin zakonisht si zbavitje popullore. Barleti i qėndron besnik ekskluzivisht modeleve antike dhe letrat turke tė tij dukshėm, nė asnjė mėnyrė nuk pėrfitojnė nga njė potencial ekzotik. Njė incident i zakonshėm pėrpara ēdo beteje ėshtė se komandantėt u bėjnė thirrje ushtarėve tė tyre, dhe mesazhi ideologjik i veprės nuk ėshtė shprehur vetėm nė kėto ligjėrata; pėrsėri dhe pėrsėri edhe Skėnderbeu dhe mė shumė komandantė tė thjeshtė shqiptarė theksojnė rėndėsinė e luftės pėr liri, dhe nė disa raste edhe turqit veprojnė kėshtu. Ligjėratat janė retorikisht elegante dhe rregullisht i referohen shembujve nga letėrsia antike, pikėsėpari nga Livi. Kėtu lexuesit nuk i lejohet ndonje kritikė apo rezervė ironike; supozohet qė ne tė pranojmė pa rezerva se ushtarėt e Skėnderbeut ishin nė gjendje tė vlerėsonin krahasimet rreth Marcellus, Torquatus apo Corvinus. Meqė arsimimi klasik i Skėnderbeut ėshtė pėrshkruar, lexuesi nuk cuditet nga aftėsitė e tij si njė gojėtar latin. E njėjta logjikė e brendshme vihet re nė vepėr nė lidhje me Pal Perlatin, komandant i Sfetigradit, i cili mban njė ligjėratė tė mbushur me shembuj klasikė. Pak mė vonė, kur Sfetigradi ra dhe Perlati lė tregimin, thuhet pėr tė se ai ishte njė njeri i arsimuar mirė nė mėnyrė jo tė zakontė. Nė anėn tjetėr Skėnderbeu zbavitet nga njė fjalim elegant i bėrė nga njė barbar turk. Tregimtari vetė gjithashtu pėrdor shumė shembuj antikė nė dialogun e tij me lexuesin, pėr shembull qė Skėnderbeu ėshtė aq pijetar i sprovuar si Papirius Cursor, njė takticien po aq dinak sa Fabius Cunctator, etj. Normalisht Barleti nuk pėrmend autorėt e cituar, por vetėm figurat qė ai zgjedh t’i marrė si shembuj, dhe relativisht ka pak citime direkte. Vepra e tij nuk ėshtė e mbingarkuar me aluzione antike; stili ėshtė i mė tepėr i ushtruar se i mėsuar. Krahasimet u japin jetė karaktereve nė tekstin e Barletit dhe ai i vendos ato brenda njė kuadri antik; tregimtari siguron se lexuesi ndihet rehat dhe kupton se temat e trajtuara janė tė tė tė njėjtit nivel mė cfarė mund tė lexohet nė letėrsinė klasike 15.

Barleti mbase mori nga tė dy, biografinė latine tė Aleksandrit tė Madh nga Quintus Curtius dhe biografitė greke tė Arianus dhe Plutarkut, tė cilat ishin pėrkthyer nė latinisht nga humanistėt nė oborrin napolitan, ku gjithashtu edhe modeli kryesor i Barletit, Livi, ka qenė njė fokus i interesimit tė humanistėve. Barleti ka shumė afri me Livin. Tė dy shkrimtarėt janė tėrhequr duke punuar me historinė, sepse ata i gjejnė epokat e tyre tė mėrzitshme dhe nė tė njėjtėn kohė ata ndajnė njė kėnaqėsi elementare nė tregimtari si njė kundėrpeshė ndaj pesimizmit tė tyre fondamental. Karakteret e Barletit mendojnė, flasin dhe veprojnė tamam si romakėt e Livit. Francesco Pall bile ka demonstruar se pasazhe tė gjata tek Barleti janė marrė direkt nga Livi duke ndryshuar vetėm emrat e personave dhe vendeve. Barleti gjithashtu ėshtė livist nė ēėshtjet e moralit; heronjtė e tij janė kryesisht ata qė pa hezitim sakrifikojnė veten e tyre pėr njė qėllim, dhe armiku i admiruar i romakėve, Hanibali, ka ndikuar dukshėm Skėnderbeun e Barletit. 16.

Gjithashtu epika antike, kryesisht Homeri dhe Virgjili, janė modele tė dukshėm. Struktura e veprės sė Barletit imiton the Eneidėn: libri i 12-tė ėshtė veēanėrisht njė shtojcė midis librave 6 dhe 7 duke e ndarė veprėn nė dy pjesė. Nė shekullin e 15-tė, Mafeo Vegjo, kishte shtuar njė libėr tė 13-tė tė Eneidės, nė tė cilin jeta e heroit vazhdon deri nė vdekjen e tij dhe nė mėnyrė tė ngjashme Barleti ka rezervuar njė libėr tė 13-tė pėr pėrshkrimin e vdekjes sė Skėnderbeut. Biografia e tij heroike ėshė krijuar me pėrbėrės tė epikės antike, skena beteje, vlera individuale, rrethime, duele, sulme nate, porosira, festime, funerale dhe konkurse, bile edhe njė katalog. Ai dashuron veprat heroike pėr hir tė tyre dhe i vjen keq pėr zbulimin e barutit dhe gjyles, sepse ajo do tė ndryshojė esencėn e luftės, kėshtu qė kuraja individuale dhe forca nuk do tė kenė mė rėndėsinė qė kishin deri tani. Aty kėtu ai i referohet direkt Homerit, shpesh tė quajtur thjesht »poeti«, siē ishte e zakonshme nė kohėt antike. Pėr shembull, thuhet pėr njė nga turqit se ai i ngjante Tideut tė Homerit, duke qenė i vogėl dhe i gjerė, por njė luftėtar i madh. Homerit i referohet kryesisht nė pjesėn e dytė tė veprės sė tij dhe modeli ėshtė Iliada, rrallė ndonjėherė Odisea. Vec kesaj, nga Barleti janė imituar edhe disa aspekte tė stilit tė Homerit, vecanėrisht krahasimet, por ai nuk i pėrdor fare pėrsėritjet karakteristike homerike.

Epika e Lukan, Farsalia ėshtė futur nė tregim nė njė pjesė qėndrore pa u pėrmendur hollėsisht nga Barleti. Nė librin e 9-tė, nė tė cilin Hamzai lufton nė krahun turk, beteja vendimtare zhvillohet nė fushėn Aemathia. Pėrshkruhet sesi komandanti turk udhėheq ushtrinė e tij herėt nė mėngjes pėrpara se dita tė zbardhė. Bari ėshtė i njomė me vesė, sikurse ishtė njėherė i njomur me gjakun romak. Duket sikur fusha ka etje pėr gjak tė ri e jepen shenjat ogurzeza qė paralajmėrojnė njė katastrofė tė pashmangshme: pėr shembull njė nga mbajtėset e flamurit bie nė tokė, e tėrhequr nga pesha e flamurit, dhe disa njerėz madje pohonin se po binte shi gjaku dhe se tufa tė mėdha qyqesh ishin mbledhur. Kėto detaje janė tė gjitha aluzione me Farsalian. Kėtu gjithashtu, ėshtė njė shenjė ogurzezė kur flamujt bėhen tė rėndė dhe qyqet e Barletit mbėrrijnė direkt nga gostia mbi trupat tek Lukani pas betejės sė Farsalisė. Poeti romak bėn njė pėrshkrim tė tillė tė fushės sė etur pėr gjak, dhe pas betejės ėshtė njollosur pėr gjithmonė, gruri i mbjellė atje rritet i ēngjyrosur nga gjaku, dhe pėrjetėsisht parmenda do tė ndeshė nė kocka romake. Fushat e Thesalisė do tė shohin ushtri tė reja, madje edhe para se gjaku nga beteja e Farsalisė, tė jetė tharė, ata do t’ia ofrojnė vetes sė tyre njė skenė pėr njė krim tė ri. Tek Lukani pasazhi ėshtė njė profeci e betejės sė Filipit, por me kėtė aluzion Barleti e paraqet betejėn midis turqve dhe shqiptarėve si njė pėrmbushje tė mėtejshme tė profecisė sė Lukanit. Zhvillimi i kėsaj beteje ekzaktėsisht aty ku u zhvilluan dy betejat mė tė famshme tė luftrave civile romake i jep ndeshjes midis Skėnderbeut dhe Hamzait njė ndjenjė fataliteti dhe Barleti nuk i reziston tundimit pėr njė shmangie tė vogėl nga koncepti i tij i mbi rėndėsinė e ogureve nė kundėrshtim kjo me dėshirėn e tij. Kėtu modeli i letėrsisė antike i ka shtuar njė dimension tė ri tregimit: e tanishmja nuk ėshtė vetėm njė pėrsėritje e tė shkuarės por edhe njė pėrmbushje e saj 17.


Mjedisi shqiptar

Ēfarė mbetet nga shqiptarėt nė kėtė kuadėr romak? Pyetja ėshtė e vėshtirė pėr t’iu pėrgjigjur pėr shkak tė mungesės sė burimeve tė tjera. Barleti veēanėrisht thekson besueshmėrine e tyre, dhe dashurinė pėr liri, edhe pse ai i pėrshkruan patriotėt e tij nga kėndvėshtrimi i emigrantit, ai nuk e lejon veten tė bėhet sentimental. Toni ėshtė mjaft tolerant: ata nuk janė mbrojtėsit mė tė shquar tė Kristianizmit. Nė njė situatė nė tė cilėn ata shoqėrojnė Skėnderbeun dhe ushtrinė e tij me lutje tė zjarrta, ai shkruan: »Zoti kurrė mė parė nuk kishte qėnė kaq i pushtuar nga lutjet e popullit mė luftarak sesa besimtar i Epirit!«

Njė pasazh vecanerisht i gjallė ėshtė pėrshkrimi i Skėnderbeut dhe ushtarėve tė tij pas fitorės sė tyre tė parė madhėshtore. Ushtarėve u ishte lejuar plaēkitje e pakufizuar nė kampin turk (por jo pėrdhunim), dhe mė pas ata shėtitėn ngadalė tė penguar nga gjėrat e medha tė plaēkitura duke ngjallur admirimin e njerėzve tė cilėt shikonin ushtrinė tė kalonte. Udhėheqėsit filluan tė talleshin me ushtarėt sepse ata ishin transformuar nga luftėtarė kurajozė nė plackitės tė thjeshtė bagėtish dhe nga mbrojtės tė pavarėsisė shqiptare nė ēobanė tė zakonshėm. Ushtarėt filluan tė tallnin me radhė njėri-tjetrin. Ata imagjinonin sesi Ali Pasha dhe mbeturinat e ushtrisė sė tij do tė ishin inatosur nėse nė njėfarė pike ata do tė imagjinonin ushtrinė e mjerė nga e cila ishin pushtuar, njerėz jokompetentė dhe tė pėrulur, tė pėrqėndruar vetėm nė mbledhjen e presė sė luftės.

»Nė kėtė mėnyrė ushtarėt ishin tė gėzuar pėr ato qė u takonin dhe lehtėsonin marshimin duke u tallur derisa mbėrritėn nė kampin e tyre, ku u rojet dolėn pėrpara dhe pėrshėndesnin me britma tė jashtėzakonshme.« Ilariteti dhe ngacmimi pėrēonin njė atmosferė autentike. Pikėrisht nė njė situatė tė tillė shakaja ėshtė nė vendin e duhur, meqė funksioni i saj ėshtė, midis tė tjerash, tė mėnjanojė rrezikun pranė suksesit tė papėrmbajtur. Edhe individėt vetė dhe e gjithė ushtria janė tė tallur, madje nuk u kursyen as edhe synimet e mėdha tė betejės, kuraja individuale dhe liria kombėtare. Duhet tė jetė njė mosrespektim karnavalesk gojor i vėrtetė qė e zbulon veten nėpėrmjet formės latine 18.

Vetėm rrallėherė Barleti e hedh fjalėn nė faktin se bashkėatdhetarėt e tij zotėrojnė njė poezi gojore. A do tė ketė qenė e mundur kjo? Mbase po. Nėse e krahasojmė me autorėt danezė tė cilėt kishin njė qėllim tė ngjashėm, atė tė shpalljes sė Danimarkės si njė anėtar tė vlefshėm tė civilizimit europian, ėshtė natyrale tė tregojmė historinė e Saksos sė Danimarkės nga c. 1200 nė tė cilin poezia gojore kombėtare i referohet si njė paralel poezisė nė Testamentin e Vjetėr dhe Romės klasike. Ose mund tė hidhemi nė anėn tjetėr tė Barletit dhe tė pėrmendim pėrmbledhjet e baladave tė Anders Soerensen Vedel nga viti 1591. Nė parathėnien e tij ai pretendon se nė balada, danezėt kanė njė traditė poetike tė vjetėr, tė gatshme pėr tė konkurruar me trashėgiminė kulturore tė vendeve tė tjera. Barleti nuk pėrpiqet pėr diēka tė ngjashme dhe kur i referohet shprehjeve tė ndryshme tė kulturės sė tij, ai rregullisht e bėn kėtė me njėfarė rezerve. Pėr shembull, ai pėrmend njė kontratė tė krijuar gojarisht dhe vėren: »Do t’ia lė avokatėve tė vlerėsojnė vlefshmėrinė ligjore tė kėsaj, nėse nė ndonjė rast nuk do tė preferojnė tė pranojnė vendimin e luftės.« Nė njė pikė tjetėr ai pėrshkruan njė funeral tradicional. Vejusha fton, »sipas zakonit tė popullit« shumė gra tė tjera pėr tė vajtuar tė vdekurin me kuje tė cilat vazhdojnė pa ndėrprerje ditė e natė. Ato radhisnin tė gjithė virtytet dhe arritjet e tė vdekurit dhe i referoheshin dhe stėrgjyshėrve tė tij e pjesės tjetėr tė familjes. Por si shumė zakone tė tjera, kjo traditė ėshtė zhdukur. Barleti nuk duket tė ketė pritur nga audienca e tij qė tė respektonte cilėsitė e traditave gojore tė bashkėkombėsve tė tij 19.

Elemente tė tillė nė pėrshkrimin e jetės sė Skėnderbeut nga Barleti, meqė janė mbinatyrore janė trajtuar me skepticizėm ose kalimthi. Kėshtu ndodh pėr oguret qė i paraprijnė lindjes sė tij; por Barleti pėrmend me mė shumė bindje qė heroi ishte lindur me njė shpatė tė vizatuar nė krahun e tij tė djathtė. Kėtu komenti i tij ėshtė se ėshtė e ēuditshme se sa imtėsisht natyra mund tė informojė qeniet humane rreth planeve tė saj. Autori, me sa duket, e kupton kėtė si njė informacion tė njė lloji tjetėr nga ai i njė ėndrre nėne apo diēkaje tjetėr tė ngjashme. Nė Rilindje, njė mendim i pranuar shkencėrisht ishte se natyra kishte gjuhėn e vet tė koduar nė tė cilėn u bėnte tė qartė njerėzve se ēfarė vendi kishte ēdo fenomen nė sistemin e saj tė pėrgithshėm. Barleti gjithashtu rrėfen kalimthi se Mehmeti dhe Skėnderbeu matnin forcat e tyre me njė hark. Ky ėshtė njė element epik, i njohur nga Mahabharata, Ramayana dhe Odisea dhe me njė pėrhapje gjithashtu nė pėrralla. Barleti mund ta ketė huazuar nga Homeri. Por duket mė e mundshme se ai e ka marrė atė nga pėrrallat gojore rreth heroit mbi tė cilin ndėrton veprėn e tij, meqė tek Odisea nuk ėshtė njė konkurrim midis dy rivalėve, por midis pretendetėve tė Penelopės nga njėra anė dhe Odisesė e Telemakut nė anėn tjetėr; do tė ishte njė shmangie nga imitimi klasik i mundshėm jokarakteristik i mėnyrės nė tė cilėn Barleti zakonisht trajton modelet e tij. Kur nė librin e 12-tė Skėnderbeu shkon nė Romė pėr tė bindur Papėn tė bėhet aleat, thuhet se ai udhėton i maskuar si njė ēoban i varfėr. Mė pas ky maskim nuk pėrmendet mė. Pėrsėri kjo mund tė kuptohet si njė shenjė qė Barleti di njė version mė mitik tė udhėtimit tė Skėnderbeut sesa ai qė na servir neve. Ėshtė e rėndėsishme se sa rrallė pėrshkrimi i Barletit i pėrafrohet njė pėrralle, duke patur parasysh se shumė nga informacioni qė ai ishte nė gjendje tė merrte rreth heroit tė tij duhet tė ketė patur njė formė mė tepėr apo mė pak mitike. Me sa duket ai e konsideroi detyrė tė vetėn tė racionalizonte historinė dhe tė eleminonte ēdo gjė qė ai nuk e gjente tė besueshme 20.


Barbarizmi dhe civilizimi

Barleti rregullisht i quan turqit »barbarė«, por jo »tė pafe« siē edhe mund tė pritej. Kjo tė lė tė kuptosh se beteja nuk ėshtė aq shumė midis besimit dhe mosbesimit sesa midis civilizimit dhe barbarizmit. Barbarėt veēanėrisht janė tė karakterizuar nga egėrsia dhe pabesia. Barleti lidh perfidus (tė pabesė) me barbarus aq ngushtė saqė tė dy fjalėt bėhen pothuajse sinonime. Dinakėria e turqve demonstrohet qė nga fillimi i veprės, kur Skėnderbeu i ri ėshtė pro oborrit tė sulltanit, por megjithatė ai gjatė gjithė kohės ndihet i kėrcėnuar me vdekje, deri kur nė kontaktin e fundit qė Skėnderbeu ka me turqit ata i dėrgojnė dhurata tė shtrenjta me shpresėn pėr ta tunduar qė tė heqė dorė nga lufta. Nė pėrgjithėsi barbarėt shfrytėzojnė epėrsinė e tyre ekonomike pėrmes korruptimit. Pėr shembull kėshtu ata shtyjnė Moisiun dhe Hamzain nė tradhti. E kundėrta ndodh me Skėnderbeun i cili thotė nė fund tė jetės sė tij: »Unė kurrė nuk kam kryer apo kurdisur tradhti apo mashtrim«.

Barbarėt janė edhe mizorė, Mehmeti mė shumė se Murati. Pėrballė kėsaj vendoset butėsia e Skėnderbeut, e cila, gjithsesi, duket mė shpesh ndaj njerėzve tė tij si Moisiu dhe Hamzai. Ndaj armikut, butėsia e tij shfaqet nė faktin se ai kurrė nuk kėnaqet nga gjakderdhjet e panevojshme, edhe pse dora e tij nuk dridhet kur ai vret. Edhe egėrsia e barbarėve pėrshkruhet nė njė mėnyrė relativisht tė zbutur. Fragmenti mė i pėrgjakur ėshtė nė librin e 8-tė, e lidhet me atė sesi Mehmeti trajtonte tė burgosurit e luftės. Dhe kėtu tregimtari pothuajse dhe lė tė nėnkuptohet tallja, kur shpjegon se turqit mund tė kenė humbur kontrollin e tyre, sepse ata ishin tė pamėsuar tė fitonin dhe kjo mbase sepse ata u ndien tė provokuar nga fakti se shqiptarėt dhe hungarezėt e kanė tė vėshtirė tė shiten si skllevėr, sepse nuk e pranojnė skllavėrinė nė heshtje. Mizoria nuk ėshtė aq shumė njė element pėrbėrės i barbarėve tė Barletit sesa pabesia e tyre 21.

Shumė mė shpesh besueshmėria ėshtė e lidhur me egėrsinė dhe pabesia me civilizimin. Nė lidhje me mashtrimin mė tė famshėm nė letėrsinė botėrore, Kalin e Trojės, Virgjili ka bėrė Laokontin tė thotė: »I kam frikė grekėt edhe kur ata sjellin dhurata.« Grekėt e pabesė tepėr tė civilizuar vihen pėrballė trojanėve tė thjeshtė e besnikė. Gjermanėt e Tacidit krijojnė njė paralel kritik me romakėt e civilizuar dhe tė degjeneruar tė kohės sė tij dhe tek Lucia ne gjejmė pėrshkrimet klasike tė skithianėve tė egėr, tė cilėt e mbajnė fjalėn e tyre deri nė vdekje krahasuar me grekėt e civilizuar e tė pabesė si kundėrshtarė tė tyre.

Nė njė skenė nga rinia e Skėnderbeut, turqit krahasohen edhe me popujt mė barbarė, kur nė fillim njė skithian dhe mė pas dy persianė mbėrrijnė nė oborrin e sulltanit dhe provokojnė luftėtarėt e tij pėr nė duel. Nė tė dy rastet Skėnderbeu ėshtė ai i cili i lufton ata dhe fiton. Skithiani kėrkon qė ata duhet tė jenė tė zhveshur dhe tė luftojnė me duart e tyre dhe komenti i tregimtarit ėshtė se ai u soll pothuajse si njė kafshė e egėr. Persianėt, nga ana e tyre, janė shumė mė tepėr hileqarė se turqit: ata luftojnė dy kundėr njėrit dhe megjithėse ishte rėnė dakord qė Skėnderbeu do tė luftonte nė fillim me njėrin dhe nėse fitonte, me tjetrin, ai pėrfundon duke i mundur tė dy nė tė njėjtėn kohė. Nė kėtė mėnyrė, karakteristikat tipike tė turqve barbarė, egėrsia dhe pabesia, krahasohen me raste edhe mė ekstreme.

Njė element qė zakonisht ėshtė pjesė e pėrshkrimit tė barbarėve, por tė cilin Barleti nuk e pėrdor fare, ėshtė analfabetizmi. Turqit barbarė janė shkrimtarė letrash tė zellshme po aq sa europianėt dhe ashtu si Skėnderbeu nė oborrin e sulltanit kishte patur jo vetėm njė edukim heroik siē i kishte hije fisnikėve tė egėr, duke mėsuar tė kalėronte, tė pėrdorte shigjetėn dhe tė thoshte tė vėrtetėn, por edhe i ishin mėsuar gjuhė, mė vonė ėshtė thėnė pėr Mehmetin se ai ishte nė gjendje tė lexonte greqisht, persisht dhe arabisht. Megjithatė barbarėt nuk njohin latinishten, kėshtu qė Skėnderbeu nuk arriti tė familjarizohej me klasikėt grekė e latinė nė oborrin barbar 22.

Krahasuar me turqit pastaj, Skėnderbeu paraqitet po aq i civilizuar, por si krahasohet ai me tė krishterėt e tjerė? Kjo ėshtė tema e librit tė 10-tė, por qė pyetja mund tė ndėrlikohet kur njė komandant vendedikas nė librin 3 i flet ushtarėve tė tij pak pėrpara njė beteje me Skėnderbeun. Nė kėtė fjalim venedikasi e quan atė njė barbar meqė ai ishte edukuar nga turqit. Por nė librin 10 heroi ynė ftohet nė Itali si njė aleat i Ferdinantit tė Napolit dhe udhėtimi kthehet nė njė proēesion triumfator tė vėrtetė. Nė Raguzė, ku vendoset ushtria e tij, janė organizuar festivale dhe ecje sportive. E fjalime tė sjellshme dhe elegante u bėnė nė nderim tė shqiptarėve dhe raguzianėve sė bashku. Kur Skėnderbeu zbret nė Bari, Zho i Anzhuinėve ėshtė aq i shokuar sa ai ngre rrethimin e qytetit, dhe mbreti Ferdinant vjen i shoqėruar nga i gjithė populli pėr tė takuar Skėnderbeun si ēlirimtarin e vet. Pėrpara betejės vendimtare komandanti francez siguron ushtarėt e vet se nuk ka asnjė arsye per t’u frikėsuar nga Skėnderbeu dhe ushtria e tij, edhe pse ata kanė korrur shumė fitore, ata kanė luftuar vetėm me turqit. Tani qė ata do tė takojnė burra tė vėrtetė gjėrat do tė jenė ndryshe. Prapėseprapė shqiptarėt fituan dhe libri pėrfundon me festime nė Napoli. Mbreti shpėrndan njė lėvdatė ekstreme pėr Skėnderbeun, duke e quajtur atė babain e tij dhe duke i dhuruar tre qytete pulieze. Por vlerėsimi mė i lartė si njė anėtar i plotė i civilizimit tė krishterė i jepet Skėnderbeut nė librin 12 kur ai shkon nė Romė pėr tė kėrkuar mbėshtetjen e Papės. Papa bashkė me kardinalėt e tij nuk e pritėn menjėherė me dashamirėsinė mė tė madhe vetėm pėr shkak tė famės sė tij, por kur Skėnderbeu mban njė fjalim elegant nė tė cilin ai kryesisht i vlerėson ata nė detaje dhe mė pas thekson kėrkesėn e tij, ai menjėherė merr ēdo gjė qė kėrkon 23

Shkurtimisht: barbarėt janė para sė gjithash tė pabesė dhe vetėm sė dyti, mizorė, megjithatė, jo aq mizorė dhe dinakė sa skithasit dhe persianėt. Skėnderbeu ėshtė thelbi i besueshmėrisė dhe butėsisė, ėshtė po aq i edukuar sa ēdokush tjetėr nė qendėr tė civilizimit tė krishterė dhe shumė mė tepėr luftarak!

Koncepi i pazakontė i Barletit pėr barbarėt bėhet i kuptueshėm kur shqyrtohen kundėrshtarėt e tyre: Skėnderbeu dhe shqiptarėt e tij. Pėr autorin nuk do tė ishte i mundur njė model qė kundėrvė njė civilizim tė butė, tė edukuar, tė arsimuar, por gjithashtu edhe dekadent e tė pabesė, njė shoqėrie primitive tė egėr, tė paedukuar, analfabete, kurajoze, dhe tė besueshme. Do tė ishte mė e thjeshtė e kundėrta. Por pėr Barletin ėshtė e rėndėsishme tė pėrshtasė kombin dhe kulturėn e tij nė botėn e Europės Perėndimore dhe kryesisht Italisė gjė qė ai e arrin duke pėrshkruar patriotėt e vet si njė kontrast mes civilizimit ndaj dhe barbarėve turq. Nga ana tjetėr, portreti qė ai jep pėr shqiptarėt ka shume nuanca: Skėnderbeu dhe disa nga ndjekėsit e tij janė tė mirėarsimuar dhe modestė, por shumė nga shqiptarėt nuk janė tė tillė. Nė shumė raste Skėnderbeu ėshtė i arsyeshėm kur oficerėt e tij duan tė luftojnė, dhe kur ndonjėherė ai i lejon ushtarėt e tij tė egėrsohen, vepron kėshtu pėr tė plotėsuar dėshirat e tyre, si pjesė e maturisė sė tij si komandant. Megjithatė nė besueshmėrinė dhe dashurinė pėr liri, ata janė tė gjithė tė barabartė. Kur nė librin 1 Skėnderbeu mbėrrin nė Shqipėri, atij nuk i duhet t’ia nisė duke ngritur njė opozitė. Princėrit e tjerė shqiptarė janė po aq tė etur pėr luftė sa ai, por u mungon udhėheqėsi. Dhe asnjė nga ushtarėt e tij nuk ka dyshim se ata po luftojnė pėr liri.


Biografia heroike midis epikės dhe romanit

Periudha e luftrave midis shqiptarėve dhe turqve gjatė shekullit tė 15-tė mund tė quhet njė epokė tipike heroike nė kuptimin ēaduickian plot me ngjarje tė dhunshme, tė pėrshtatshme pėr poezi heroike gojore. Dhe Skėnderbeu, nė fakt, u bė temė nė njė traditė epike midis shqiptarėve qė u vendosėn nė Pulia, ndėrsa nuk duket tė ketė patur njė traditė tė tillė pas vdekjes nė Shqipėri, pėrkatėsisht nėn qeverisjen e Turqve. Sidoqoftė, kur nė vitin 1832 J.G. von Hahn ishte duke kėrkuar pėr traditat qė lidheshin me tė nė rajonin e Krujės, rezultoi i pasuksesshėm. Pėr publikun lexues europian, megjithatė, fama e heroit u krijua me biografinė latine tė Barletit. U bė mė e shitura, u rishtyp shumė herė dhe gradualisht u pėrkthye nė mė tė shumtėn e gjuhėve tė shkruara. Historia e tij u gjend nė njė bibliografi tė hartuar nga G.T. Pétrovitch mė 1881 dhe ėshtė diskutuar nga J. Matl nė njė vepėr nga viti 1968 ku ai del nė pėrfundimin se njė bashkėpunim i konsiderueshėm ndėrdisiplinash do tė ishte i domosdoshėm pėr tė bėrė njė investigim tė kujdesshėm tė shumė fijeve qė lidhin Barletin me letėrsinė e mėvonshme europiane. Jo ēdo gjė do tė kėnaqte Barletin e vjetėr. Dramat mėsimore qė u krijuan rreth heroit tė tij pėrputhen plotėsisht me mesazhin didaktik tė veprės sė tij. Por atij me siguri qė nuk do t’i vinte mirė me faktin qė Skėnderbeu u bė heroi i lirikave dhe romancave tė dashurive sentimentale. Ai vetė besonte nė atė qė Skėnderbeu tė ishte shumė i disiplinuar nė ēėshtjet seksuale. Kur martohet Skėnderbeu i Barletit, ai e bėn kėtė pothuajse i hutuar, me rekomandimin e miqve tė tij dhe me ndėrmjetės pėr t’u kujdesur pėr tė gjitha praktikat, pėrfshirė kėrkimin e njė nuseje tė pėrshtatshme, madje dhe nė martesė ai ėshtė i pėrmbajtur me qėllim qė tė mos harxhojė energjitė e tij luftarake. As Petrovitch, as Matl nuk pėrmendin qė Skėnderbeu ėshtė njė nga personat e pėrmendur nga autori danez Holberg's »Heltes sammenlignede Historier efter Plutarchi Maade« ('histori krahasuese tė heronjve nė mėnyrėn e Plutarkut'), 1739. Mėnyra e pėrshkrimit tė tij nga Holberg ėshtė nė tė gjithas qėllimet praktike besnike tė Barletit, por biografi origjinal zor se do ta vlerėsonte qė heroi I tij ishte vendosur midis heronjve ekzotikė joeuropianė 24.

Me librin e tij Barleti hidhet nga prejardhja e tij kombėtare dhe format e krijimtarisė gojoreshqiptare nė kulturėn qytetare italiane, tė karakterizuar nga letėrsia e shtypur dhe zbavitėse. Arsimimi i tij e kishte privuar nga krijimtaria nė njė traditė epike gojore. Pėrpjekjet e mėsuara tė autorėve pėr tė pėrvetėsuar gjinitė popullore i takojnė periudhave tė mėvonshme. Por me lakminė e tij pėr tė botuar material tė vėrtetė historik, nga i cili mund tė mėsonin lexuesit e tij, ai nė fakt po punonte pėr tė njėjtėn arsye si epika gojore. Njė epikė humaniste latine, pėrkundrazi, me sa duket, do t’i dukej atij shumė letrare dhe e papėrshtatshme pėr njė pėrshkrim aktesh heroike nga jeta reale pa pėrmendur ēėshtjen nėse ai vetė kishte talent poetik. Tė qėnit njė autor i madh proze nuk do tė thotė domosdoshmėrisht qė ai ishte dhe njė rimues i mirė. Forma mė e pėrshtatshme pėr mesazhin e tij duhet tė ishte kėshtu biografia. Nė kėtė formė ai mund tė pėrqėndrohej mbi protagonistin dhe arritjet e tij dhe akoma tė kembėngulė nė vėrtetėsinė e tregimit. Historiografia, tamam siē ėshtė, p.sh. njė pėrshkrim i qėndresės sė shqiptarėve ndaj turqve, do tė kishte qenė vetėm njė histori e trishtuar. Duke e kufizuar kaq nė mėnyrė strikte kėshtu vetėm nė pėrshkrimin e jetės sė Skėnderbeut, Barleti i kurseu vetes dhe lexuesve tė tij rėnien e Krujės, pushtimin e Durrėsit dhe fitoren pėrfundimtare tė turqve. Nė tė njėjtėn kohė vepra e tij kishte njė vlerė zbavitėse tė krahasueshme me atė tė epikės gojore dhe romanit borgjez. Me anė tė protagonistit, autori formoi epokėn heroike tė popullit tė tij nė njė mėnyrė qė mund t’i zotėronte lexuesit tė cilėt kishin njė eksperiencė krejtėsisht ndryshe. Tregimi i tij pėr Skėnderbeun nuk ėshtė njė roman i zhvilluar moralo-psikologjikisht. Heroi i tij i ka tė gjitha tė drejtat cilėsore nga fillimi dhe i mban ato tė pandryshuara gjithandej. Por rruga e tij drejt pranueshmėrisė sė merituar nga autoritetet mė tė larta tė botės ėshtė gjithashtu njė lloj pėrparimi. Biografia e Barletit e vendos veten midis epikės dhe romanit nė format e modelit tė Lukasit, njė fakt qė aktualisht pėrkon shumė mirė me pėrpjekjet e autorit nė vendosjen e urave lidhėse midis kulturės shqiptare dhe asaj Italiane rreth viteve 1500.





Shėnime [Notes, in English]

Translation from English to Albanian thanks to Mrs. Almira Mucaj with kind assistance from Mrs. Ganimete Hoxha, who has edited the Albanian text, March 2007

HTML-PDF-edition by Bjoern Andersen. Version 1.3. - 16.03.2007. Comments to: webmaster@miqesia.dk.





1) The present article was originally written in Danish for Johan Fjord Jensen's Festschrift: Fortęlling og erfaring, ed. by O.B. Andersen et al., Aarhus 1988, 135-58. I have not revised it or added to its bibliography. The analysis is based on Caspar Hedio's edition, Strasbourg 1538, to which quoted page numbers refer. Barleti's life and work have been carefully studied by Francesco Pall: "Marino Barlezio: Uno storico umanista" (Mélanges d'histoire générale 2, 1938, 135-318). I have also used P. Bartl s.vv. "Barletius" and "Scanderbeg" in Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas, hrsg. v. Mathias Bernath und Felix v. Schroeder, I-IV, Munich 1974. I have not had access to modern Albanian studies of Barleti. – I thank The Cultural Committee of Albania for a grant in 1974, when I first read Barleti, Herzog August Bibliothek in Wolfenbüttel, where I had excellent study facilities in 1987-88, Bjoern Andersen of the Albanian-Danish friendship association Miqėsia, who invited me to translate the article and undertook its electronic publication, and John D. Kendal for revising my English.

2)  Shkodra: p. 103. Scanderbeg and Murad's thoughts: pp. 137-9. Nostri: p. 18. Wonderful sight: p. 124. Moses: p. 128. Fear or danger: p. 123. Barbarian: p. 72. Burden: pp. 2 and 194-5.

3) Oblivion: p. 59. Venice: pp. 36, 41, 160, 368. Alfonso: p. 279. Pius: p. 332. Paul: pp. 355-6.

4) An "inventory" of a heroic life has been compiled by Jan de Vries: Heldenlied und Heldensage, übersetzt vom Verfasser, Bern, Munich 1961 (Sammlung Dalp 78).

5) History: pp. 36-7. Pompeius Trogus 42.3.4. Aeneas Silvius: Descriptio Europae 15 (Hedio's edition of Barleti p. vi.r). Virgil: Aeneid 7.655-69 and 8.185-275. Danish-Swedish polemics over history: Karen Skovgaard-Petersen: "Margaretica: Et bidrag til den dansk-svenske pennefejde i det 16. århundrede" (Historisk Tidsskrift 87, 1987, 209-36). Cf. Lars Boje Mortensen on Saxo's similar opinion of the place of the Danish people in world history: "Saxo Grammaticus' view of the origin of the Danes and his historiographical models" (Cahiers de l'Institut du Moyen-Age grec et latin 55, 1987, 169-83.)

6) Tempo: p. 359. Bow contest: p. 198. Amesa corrected: p. 91. Quotations: pp. 65-70.

7) Hardly any: p. 230. Polemic: pp. 70-71. Pall (cf. note 1) pp. 177-86. Neapolitan historians: p. 285.

8)  Interested reader: p. 261. Tongue in cheek: p. 25; the phrase is taken from Livy 2.10.11.

9) Biography and individualism: Jacob Burckhardt: Die Kultur der Renaissance in Italien, ein Versuch, hrsg.v. Werner Kaegi (1859), Stuttgart, Berlin, Leipzig 1930, 236-46. Agnes Heller: Der Mensch der Renaissance, übers.v. H.-H. Paetzke, Köln-Lövenich 1982, 220-78. – Plutarch: Marianne Pade: "Danske ligtaler i det 16. århundrede" (Marianne Alenius & Peter Zeeberg (eds.): Litteratur og lęrdom, Copenhagen 1987, 95-106) 97. – Biography in the Middle Ages and the Renaissance: Jozef IJsewijn: "Die humanistische Biographie" (Wolfenbütteler Abhandlungen zur Renaissanceforschung 4, 1983, 1-19) 9-14.  – Scruples: pp. 13-14.

10) Two types: Marianne Pade: "Alfonso I's triumf i Napoli, brugen af antikken i det repręsentative sprog" (Museum Tusculanum 57, 1987, 203-21).

11) Meeting in Lezha: p. 36. Soldiers: p. 316. Ambassadors: p. 199. Ploughshare: p. 334. – Mitis, facilis: p. 11, fortuna, virtus, prudentia: p. 24, patientia, corporis robur, indefatigabilis vigor animi: p. 25, cautus princeps: p. 54, veteranus dux: p. 133, divina verius quam humana clementia: s. 251. Pade (cf. note 1). Burckhardt (cf. note 9), 239.

12)  Dubious clemency: p. 21. Pius or callidus: p. 85. Criticism: p. 91. Amesa's error: p. 99. Praise of Daynium: pp. 99-100.

13) Historicity: Pall (cf. note 1), 199-228. Josef Matl: "Georgius Castriota (Kastriot) Scanderbeg in der belkanischen und europäischen Literatur" (Bulgarische Jahrbücher 1, 1968, 101-10) 105. Bartl (cf. note 1). Armin Hohlweg: "Der Kreuzzug des Jahres 1444: Versuch einer christlichen Allianz zur Vertreibung der Türken aus Europa" (Die Türkei in Europa, hrsg.v. K.-D. Grothusen, Göttingen 1979, 20-37) 29. – Machiavelli: Martin Raether: "In ogni fortuna principe, Der Fürst als Persönlichkeitsideal des Dichters Machiavelli" (Wolfenbütteler Renaissance Mitteilungen 11, 1987, 101-17).

14) IJsewijn (cf. note 9) 4-5.

15) Turkish letters: Franz Babinger: Laudivius Zacchia, Erdichter der "Epistolae Magni Turci" (Neapel 1473 u.ö.), Munich 1960 (Bayerische Akademie der Wissenschaften, Phil.-hist. Kl. 1960, 13) 38. – Marcelli: p. 135. Perlatus' speech: pp. 140-44. Epilogue: p. 147. Elaborata barbari oratione: p. 28. Papirius: p. 25. Fabius: p. 34.

16)  Pall (cf. note 1) 278-97.

17)  Gunpowder: pp. 131 and 198. Tydeus: p. 334. Amesa: pp. 265-70. Lucan: Pharsalia 7, 161-63, 539-44, 853-4.

18) Numquam ab Epirotica bellicosiori magis, quam religiosiori populo tot precibus Deus fatigatus: p. 91. Ioci cantusque: pp. 54-5.

19) Saxo: Karsten Friis-Jensen: Saxo Grammaticus as Latin Poet: Studies in the Verse Passages of the Gesta Danorum, Rome 1987. (Analecta Romana Inatituti Danici Suppl. 14.) – Contract: p. 77. Funeral: 239-40.

20)  Omens: p. 5. Bow contest: p. 198. Disguise: p. 355.

21)  Nihil umquam fraudis, nihil doli aut feci, aut machinatus sum: p. 367. Mehmed: pp. 240-41. Bloodier descriptions are related by Ernst Werner: Die Geburt einer Grossmacht – Die Osmanen (1300-1481): Ein Beitrag zur Genesis des türkischen Feudalismus, 3. Aufl., Berlin 1978, 284.

22) Aeneid 2.49. Lucian: Especially the dialogue Toxaris or Friendship. Of Herodotus and the barbarians, see Francois Hartog: Le miroir d'Hérodote: Essai sur la représentation de l'autre, Paris 1980. – Duels: pp. 8-9. Mehmed's knowledge of languages: p. 197.

23)  Venetian: p. 79. Frenchman: p. 298. Scanderbeg and the pope: pp. 355-8.

24) H.M. Chadwick: The Heroic Age, 2. ed., Cambridge 1926. – Georges T. Pétrovitsch: Scanderbeg (Georges Castriota): Essai de bibliographie raisonnée, Paris 1881. – Matl (cf. note 13), information of von Hahn: 105. – Scanderbeg's marriage: pp. 199 and 252.